TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Joan Duda, i cili kishte përgatitur lëndën narkotike gati për shitje.
Gjithashtu theksohet se janë sekuestruar dozat e kokainës, mjete për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
|DVP Korçë/Vijojnë operacionet policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Night sales 3”. Kishte përgatitur dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, për t’i shitur në zona të ndryshme të qarkut, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohen dozat e kokainës, mjete për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e inteligjencës policore, operacionin policor të koduar “Night sales 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– J. D., 38 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, 38-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa mjete (gërshërë dhe qese plastike) që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe me shuma parash në valuta të ndryshme të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kokainës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.", thuhet në reagim.