TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gara për shefat e rinj që do të drejtojnë shërbimet mjekësore në pesë spitalet Universitare në Tiranë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, është drejt fundit. Pas skualifikimit me anë të dosjeve radhën e ka intervista, ku për 15 minuta kandidatët do të paraqesin projekt idenë për drejtimin e shërbimit në harkun e 5 viteve. Ajo çfarë vihet re nga lista e kandidaturave, është se nga 35 shërbime në 25 ka vetëm një kandidat, çka e bën automatikisht fitues.
Kështu, për shërbimin e Kardiologjisë 2 kandidon i vetëm Alban Dibra, në Kardiokirurgji Altin Veshti, në Kirurgjinë vaskulare Sokol Xhepa, në Mjekësinë Interne, Margarita Gjata, në shërbimin e Urgjencës, Edmond Zaimi, në Urologji, Rezeart Xhani, Kirurgji e Përgjithshme, Arben Gjata, shërbimi i Neruologjisë, Jera Kruja, shërbimi Urgjencës në Pediatri, Numila Kushenka, në Shërbimin Infektiv, Najda Çomo.
Ndërkohë që për 10 shërbime të tjera ku ka dy kandidatë pritet rezultati I intervistave për të parë se kush do të marr drejtimin e Endokrinologjisë, Gastrohepatologjisë, Nefrologjisë dhe Hemodializës, Neurokirurgjisë, ORL-së Djegie Plastike, Okulistikës, Kirurgjisë Infantile Pediatrike, Onkologjisë, dermatologjisë apo Laboratorit Mikrobiologjik.