TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

12 përballje televizive mes të rinjve dhe politikanëve të mazhorancës e opozitë u realizuan si pjesë e emisionit RinON/RinVote. Para zgjedhjeve vendore të 2023, përfaqësues politikë nga 12 qarqe të vendit diskutuan për vizionin e tyre, pikat e forta e të dobëta, si dhe programet dhe nismat me në fokus rininë.
Emisioni RinON sjell zërin e të rinjvë në politikë dhe vjen si një partneritet i Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien. Ky emision, i cili ka në fokus përgatitjet e të rinjve për përballjen e tyre në emision me politikëbërësit, nisën me pjesëmarrjen e tyre në Akademinë Politike, e cila konsistoi në sesione intensive me lektorë dhe ekspertë të fushave të ndryshme nga politika, media dhe komunikimi politik. Procesi pasoi me trajnime të tjera në televizionin me qëllim aftësimin e të rinjve në fushat e komunikimit mediatik dhe debatit publik.

Pas këtij rrugëtimi ata u përballën me aktorë kyç politik në nivel lokal nga dy kahet politike më të mëdha ne vend Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, për të diskutuar problematikat e bashkive dhe ku qëndrojnë të rinjtë në programin e tyre politik.
Pjesëmarrësit e rinj nëpërmjet aftësive të thelluara të mendimit kritik, komunikimit dhe debatit, nxitën politikanët drejt transparencës, llogaridhënies, debatit konstruktiv dhe ndarjes së planifikimit afatgjatë për politika lokale të qëndrueshme.