TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua mesditën e së premtes nga autoritetet greke.
Shqiptari dyshohet se është pjesë e bandës Eskos, bandë e cila është e njohur për grabitjet me armë dhe trafik droge. Kjo bandë është e famshme për dhunën e përdorur.
21-vjeçari është anëtari më i fundit i zbuluar nga kjo bandë e cila vepronte në Universitetin Politeknik të Athinës
Kujtojmë se kryetari i bandës është shqiptari 390- vjeçar Esmin Ferhati, i cili mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë nga policia gjatë aksionit në Universitet.
“Esko” ishte i ngarkuar me pesë çështje penale mbi supe dhe ishte në kërkim për grabitjen 300 mijë euro të pajisjeve të universiteti “Zografou” dhe rrëmbimin e djalit të një gazetari.