TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Konfirmohet në detyre Prokurori i Sarandës, Kledian Llaho.
Vendimi u mor para pak minutash në KPK. Procesi i vetingut për prokurorin Llaho u krye nga trupa e KPK, e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.
Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.
Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë prej vitin 1999, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore ne Prokurorinë e Sarandës, me pas në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Në vitin 2014, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Sarandës, ku aktualisht mban dhe funksionin e drejtuesit.