TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërkohë i jemi afruar fundit të sezonit turistik në vend, kryeministri Rama ka publikuar një shkrim promovues të CNN për rivierën shqiptare, i cili është pasqyruar me foto nga Ksamili.
Rama shkruan në Facebook se, ka ikur koha kur Shqipëria paraqitej si një vend i mbytur nga plehrat dhe se tani jemi futur në një rrugë tjetër.
Postimi i Ramës
EDHE CNN fton ndjekësit e vet të provojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, mes perlave të Europës
Ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare
Koha kur Shqipëria verore dilte tek-tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra i përket të kaluarës, tanimë kemi hyrë në një rrugë të re
Na duhet shumë punë akoma në këtë rrugë, por e dimë ku duam të shkojmë, si shkohet aty ku duam dhe se sa të mëdha i kemi dëshirën, energjinë e durimin për t'ia dalë.