AKTUALITET, 4 Prill 2025, 11:53

Detaje të reja/ Vrasja e studentes shqiptare, 23-vjeçari filipinas e futi trupin në një çantë të zezë! Asnjë gjurmë gjaku në makinën e autorit

Detaje të reja/ Vrasja e studentes shqiptare, 23-vjeçari filipinas e

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, e cila u zhduk më 25 Mars dhe më pas u gjet e pajetë në një valixhe në një zonë pyjore 40 km larg Romës. E reja shqiptare u godit tre herë me thikë më 2 Prill dhe më pas u mbyll në një çantë të zezë, raporton La Repubblica. 

Gjatë hetimeve ka dalë edhe një tjetër detaj, nuk ka gjurmë gjaku në makinën e përdorur nga autori Mark Samson për të larguar trupin nga banesa ku kreu krimin. Megjithatë, analizat e mostrave të gjakut të gjetura nga policia brenda shtëpisë ku Samson jeton me prindërit e tij janë ende duke u zhvilluar.

Mediat italiane raportuan një ditë më parë se policia po shqyrton edhe rolin e prindërve të vrasësit, të cilët mendohet të kenë qenë brenda në banesë kur filipinasi ka goditur me thikë Ilarian. Ish i dashuri i shqiptares menjëherë pas ndalimit, pranoi autorësinë e vrasjes.

Ai, sipas dëshmive në polici, ka kërkuar falje tek familjarët e 22-vjeçares shqiptare.