TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë rekursin kundër masës detyrim paraqitje.
Berisha kërkoi largimin e gjyqtarëve, Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj. Seanca do të mbahet më 14 prill.
Ish kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë.
Në këtë masë, ish-kryeministri ndodhet që prej datës 3 janar me vendim të gjyqtarit, Engert Pëllumbi.
Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 objekteve, ku përfitues është edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të akuzuar në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.