TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

"Me tre personat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë". Kështu është shprehur para hetuesve, 35-vjeçari, Dod Gjoka i cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes, pranë parkingut të një lokali në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Ndërkohë policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, shtetasve me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E banues në Tresh, por blutë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e tyre.
Dyshimet janë se ata mund të jetë fshehur në zonen e Mirditës, ndërsa në lidhje me ngjarjen po vijojnë hetimet. Nga veprimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur në lidhje me çështjen e HEC-eve që do të ndërtohen në zonën e Kaçinarit në Mirditë, ku një pjesë e banoreve i kundërshtojnë këto projekte.
35-vjeçari rezulton të jetë punonjës i sigurisë pranë kompanisë dhe banorët e kanë akuzuar se po ushtron presione ndaj personave që janë kundra ndërtimit të hidrocentraleve, ku u zhvillua dhe një protestë të dielën e kaluar në zonën e Kaçinarit.
Nga veprimet hetimore dhe kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se tre autorët të cilët lëvizin me një automjet tip "Benz", i kanë ndjekur lëvizjet e 35-vjeçarit dhe sapo ka hyrë në parkingun e një lokali në askin Lezhë-Milot, janë konfliktuar me të, e kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe janë larguar në drejtim të Mirditës.
Autorët kanë ushtruar dhunë ndaj Dod Gjokës, duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë dhe përballë ndjekjes nga policia pas dy orësh e kanë lënë të lirë në zonën e Rrasfikut në Mirditë dhe janë larguar.
35-vjeçari u mor nga blutë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha fatmiresisht jashtë rrezikut për jetën. Me përmiresimin e gjendjes shëndetësore pritet të merret sërish në pyetje nga hetuesit për më shumë detaje rreth ngjarjes.