AKTUALITET, 4 Prill 2025, 11:19

Berisha: Synojmë të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat e pensionet. Rama kërkon mandat të katërt për një piramidë të re mashtrimi!

Berisha: Synojmë të dalim në krye të vendeve të rajonit

Gjatë takimit me pensionistët, kreu demokrat Sali Berisha është shprehur se synimi i PD-së është që të dalin në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet.

Berisha tha se do të vendosin minimumin jetik, teksa shtoi se në 11 ditët e para do të përcaktojnë edhe lehtësira të tjera.

“Qëllimi ynë është të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet. Jemi vendi më i pasur, nuk ka asnjë vend tjetër përreth nesh që të ketë pasuritë tona. Asnjë. Ne kemi pasuri natyrore të pafundme, kemi potencial turistik të jashtëzakonshëm, kemi tokë pak, por më pjellore.

 Ishim të krye të vendeve të tjera, por kemi zbritur në fund, me gjithë ato rritje çalë çalë që kemi bërë jo se nuk kemi mbajtur pozicionin, por kemi zbritur në fund të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet.

Ne vendosim minimumin jetik. Nuk mjafton por ne do të përcaktojmë 100 ditët e a para disa lehtësira të tjera”, tha ai.

Ndër të tjera Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kërkon një mandat të katërt për një piramidë të re mashtrimi.

Ai u kërkoi votën pensionistëve, duke thënë se 11 maji është rast për të bërë ndryshimin.

“11 maji është një rast që të bëjmë ndryshimin. Rama kërkon një mandat të katërt, një piramidë të re mashtrimesh, rrënim të mëtejshëm të Shqipërisë, largim të shqiptarëve dhe varfërim të mëtejshëm. Kërkon përqendrim të pasurisë dhe pushtetit në një grusht të vogël njerëz që vetëm për larje makine shpenzojmë 10 mijë euro në muaj. Imagjinoni sa shpenzon kryeministri për larjen e makinave të tij dhe ministrat e tjerë.

Ftoj çdo pensionit të bashkohet në këtë përpjekje të përbashkët, të ndahemi nga kjo dhimbje që ndjehet në shoqërinë shqiptare. Ta bëjmë të jetueshme Shqipërinë”, tha Berisha.