AKTUALITET, 4 Prill 2025, 10:45

Vizita në Francë/ Do të udhëtojë drejt Strasburgut, Berisha kërkon leje në SPAK për të mos u paraqitur në prokurori

Vizita në Francë/ Do të udhëtojë drejt Strasburgut,

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme.

Mësohet se arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut, në Francë.

Do të duhej që Berisha të shkonte në SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij, detyrim paraqitje.