TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja bëhen me dije për A.K dhe Xh.Z, të fejuar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se transportonin lëndë narkotike kanabis në një magazinë, që u gjet nga policia në Tiranë.
Dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë.
Magazina ndodhej në rrugën “Myslym Keta” dhe në kuadër të operacionit të koduar “Warehouse”, u arrestuan edhe tre persona të tjerë.
Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.