TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një plagosje ka ndodhur pak më partë në Durrës, ku dy persona kanë përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 te qytetit, ndërsa në konflikt janë përfshirë 2 familje të cilat banojnë pranë njëra-tjetrës.
Mësohet se një prej të plagosurve është qëlluar me thikë ndërsa tjetri me sende të forta.
Autori i ngjarjes është arratisur nga vendngjarja ndërsa vijon puna për kapjen e tij.
Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy familjeve që jetojnë pranë njëra-tjetrës. Si pasojë e konfliktit, në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit kanë mbërritur dy persona të plagosur – njëri me plagë të marra nga goditje me thikë, ndërsa tjetri është lënduar me sende të forta.
Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet janë në vijim për të sqaruar dinamikën dhe për të vënë përpara drejtësisë personin përgjegjës.