TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që ndodhi pak çaste më parë në zonën e Saukut, saktësisht te mbikalimi.
Një makinë tip ‘Audi’ që vinte nga unaza lindore, ka thyer barrierat dhe ka rënë në rrugën poshtë, duke u përplasur me një tjetër makinë që po kalonte rastësisht.
Deri më tani mësohet se kanë ndërruar jetë dy gra.
Dyshohet se ‘Audi’ ka qenë me shpejtësi të madhe, duke mos ndaluar dot dhe duke shkatërruar mbrojtëset e rrugës, e duke përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.