TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në sheshin “Demokracia” në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:05 ku një makinë ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Sipas informacioneve i plagosur ka mbetur humoristi Nexho Shabani. Ai është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës. Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.