AKTUALITET, 2 Shkurt 2026, 09:12

“Duan rritje rroge deri në 3000 euro”, Rama: GJKKO kërkon të imponohet mbi parlamentin e qeverinë, absurditet! Kushtetuesja mos t’i lerë këtë njollë turpi Shqipërisë

“Duan rritje rroge deri në 3000 euro”, Rama: GJKKO kërkon

 

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me një kërkesë të gjyqtarëve që duan, sipas tij, të rrisin pagat vetë. Në një video live në Facebook, Rama thotë se gjykatësit sot “janë vetë zot dhe vetë shkop”.

Kryeministri theksoi se pagat e gjykatësve sot janë njësoj me pagat e gjykatësve në Greqi, një vend anëtar i Bashkimit të Evropës dhe me te larta se pagat e gjykatësve në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“GJK publikoi para pak ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish edhe ato me probleme ligjore, kërkuan nga GJK që tju rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrimin të publikuar nga seanca, ndihesh në vështirësi të madhe duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me GJK lë tejet për të dëshiruar. Këtu nuk është cështje personash. Në Shqipëri pagat e gjykatësve sot sic janë, janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi dhe janë dyfish më të larta sesa pagat e gjykatësve në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi”, tha Rama.

Rama u kujtoi gjykatësve se me reformën në drejtësi i respektuan jo vetëm me pagat, por i bënë edhe të pavarur në vendimmarrjen e tyre.

Sipas tij është absurde që të kërkohet rritje rroge nga 1800 deri në 3000 euro. Ndërsa në këtë iniciativë tha se bëjnë përjashtim gjykatësit e SPAK.

“I ngritën mbi presidentin dhe mbi gjithë të tjerët për ti dhënë një sinjal të vullnetit për të pasur jo vetëm një drejtësi të pavarur, por edhe gjykatës që të ndihen të respektuar, duke marrë paga super, ky thotë ta bëjmë tani përgjithmonë. Pra Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht ku gjykatësit të marrin paga më të larta se të tjerët, mbi presidentin.

Çfarë kërkojnë gjykatësit? 1800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe rreth 3000 mijë euro rritje për gjykatësit e SPAK-ut, plus BKH. Duhet thënë në fakt që SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt. Këtu jemi. Jemi në një situatë kur gjykatësit duan të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë dhe dy pushtetet e tjera dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre”, tha kryeministri.

“Gjykata Kushtetuese publikoi përpara ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish, edhe ata me probleme ligjore të paregjistruara, gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese, që t’iu rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me Gjykatën Kushtetuese, lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash, por ja si flet njëri, unë jam gjykatës karriere, kuptoj nga politika, jeta shoqërore, nga të gjitha. Nga ana e kryeministrit u anatemua, u anatemua ideja që këta njerëz mund të përdorin fuqinë e tyre për të shkelur mbi dy pushtetet e tjera. Mendova këtë, që edhe ne të zgjuar jemi. E kam bërë kërkesën personalisht. Ky i thotë gjykatës, thashë ta bëjmë tinëz këtë punë, qeveria e kishte mendjen te zgjedhjet jo te ne, t’i merrnim shqiptarëve nga taksat, 37 milionë euro të tjera.

Gjyqi është gjyq në fund të fundit thotë, se nëse të tjerët janë dhe nuk janë, ne të tjerët që jemi në shumë punë të tjera, gjykatësit janë vet zot dhe vet shkop. Jemi koshientë thotë për nivelin e pushtetit ekzekutiv, të demokracisë. Po për çfarë niveli të demokracisë bën gjyqtari me ironi. Dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri, pagat e gjykatësve sot, janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi, vendi BE, dyfish se pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin e Zi.", theksoi kreu i qeverisë.