AKTUALITET, 1 Shkurt 2026, 21:26

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për 1 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për 1

Të shtëna me armë në Lezhë. Dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur një person i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e cila njihet si Kryqëzimi i Rrilës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por pritet të zbardhen në vijim.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda një berberhaneje, ku dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

I plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.