AKTUALITET, 5 Gusht 2025, 09:10

Detaje/ Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Vaun e Dejës. Nuk e pranoi asnjëherë vrasjen e kushëririt, hetohet në disa pista

Detaje/ Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Vaun e Dejës. Nuk e pranoi

Publikohet fotoja e 65-vjeçarit të vrarë dje në Vaun e Dejës, ndërkohë që mësohen detaje të reja nga e shkuara e Frrok Lleshajt.

Viktima mësohet se tre dekada më parë ka ushtruar edhe detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit, nga radhët e të cilës ka dalë në vitin 1994.

Më pas ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua më 1995, por u arratis në vitin 1997 nga burgu gjatë trazirave.

Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, u arrestua më vonë, ku vuajti dënimin e Gjykatës së Shkodrës të vitit 2006 dhe u lirua më 2023.

Nuk ka pranuar asnjëherë se ka qenë autor i vrasjes se kushëririt, por pavarësisht deklaratave në Gjykatë, ai është dënuar.

Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, por Policia po heton në të gjitha drejtimet e mundshme rreth dinamikës dhe shkaqeve. Hetohet edhe aktiviteti i tij pas lirimit nga burgu më 2023.