AKTUALITET, 4 Gusht 2025, 15:36

Rrezikon mbi një dekadë burg, Meta reagon pas mbylljes së hetimeve nga SPAK: Fabrikime!

Rrezikon mbi një dekadë burg, Meta reagon pas mbylljes së

Ish Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili akuzohet për një sërë veprash penale, ka reaguar pas përfundimit të hetimeve nga SPAK. 

Meta i quan hetimet, "fabrikime". 

"Përshëndes mbylljen zyrtare të hetim-fabrikimeve të nisura që në Dhjetor 2019.
Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut.
Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.
Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh", thuhet në reagimin e Metës. 

Më herët avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se nuk ka prova dhe fakte për akuzat ndaj Metës.