TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adriatik Lapaj edhe pse më i votuar i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, nuk po arrin të marrë mandatin pas "puçit" që i bëri daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, i cili edhe pse ishte një kandidat fiktiv në listën e mbyllur, shfaqi ambicien për marrjen e mandatit, duke djegur kështu skemën e koalicionit për të garuar me lista të hapura.
Megjithatë Lapaj, vijon të kërkojë mandatin në rrugë institucionale.
Ai ka depozituar sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së.
Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës.
Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni.
KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga NSHB në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.