AKTUALITET, 4 Gusht 2025, 15:09

Drafti i Kodit Penal alarmoi por edhe shkriu gazit shqiptarët, reagon me ironi Rama: Forca liridashëse, mos rrini në diell...!

Drafti i Kodit Penal alarmoi por edhe shkriu gazit shqiptarët, reagon me

Kryeministri Rama, ka reaguar lidhur me draftin e Kodit të ri Penal, që njëkohësisht shkaktoi edhe frikë, edhe panik, edhe alarm, por edhe humor pafund, duke paralajmëruar futjen në burg të gjysmës së popullsisë.

Kryeministri thotë me ironi se "forcat liridashëse" që po e kundërshtojnë, nuk duhet të rrinë shumë në diell, pasi drafti është propozuar pikërisht për të mbledhur opinionet e të gjithëve, përfshirë edhe të tyre. 

Rama shton se problemi që ka vendi nuk është regjimi dhe as Kodi Penal, por përdorimi i lirisë "vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj". 

"Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.

Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj", shkruan Rama në X.