TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka njoftuar këtë të martë se është identifikuar personi që vendosi lëndën shpërthyese në derën hyrëse të garazhit të Elvis Kosovës më 24 korrik të këtij viti.
Përmes një njoftimi zyrtar, blutë njoftojnë se autori është një 36-vjeçar me inicialet K.S..
"Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë",- njofton policia.
Ora shënonte 03:50 e mëngjesit më 24 korrik, kur një sasi tritoli shpërtheu në derën hyrëse të garazhit në pronësi të biznesmenit Elvis Kosova, në rrugën “Peti”, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. E gjithë fasada qepenit u dëmtua, përfshirë disa garazhe ngjitur. Edhe 4 makina të parkuara aty pranë, u dëmtuan.
Grupi hetimor tha se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Megjithatë, blutë dyshojnë se vendosja e tritolit në pronën e tij mund të jetë një mesazh paralajmërues për shkak të konflikteve të mundshme të tij me persona të tjerë.