AKTUALITET, 7 Janar 2026, 14:55

Reshjet e shiut në vend, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë, krijohet radhë mjetesh 10 km e gjatë

Reshjet e shiut në vend, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë,

Qarkullimi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Hormovë është paralizuar prej disa orësh.

Rruga është bllokuar komplet nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve në anë të shpatit.

Radha e mjeteve në pritje për të kaluar në të dy krahët ka shkuar në 10 km. Ndërkohë në vendngjarje për momentin janë prezent vetëm efektivët e Policisë rrugore, ndërsa punonjësit e firmës koncesionare të mirëmbajtjes së saj nuk janë prezent.