TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim droge. Klodjan Kalemi akuzohet se në vitin 2023 kultivoi në një magazinë në fshatin Marikaj rreth 2 000 bimë dhe fidanë narkotikë.
Ai duhet të vuajë 2 vite e 2 muaj burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet nga komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7, operacioni policor i koduar “Lokacioni”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Në vitin 2023, kultivoi në një ambient të mbyllur (magazinë), në fshatin Marikaj, rreth 2000 bimë dhe fidanë narkotikë, kapet 48-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te puna informative, për përcaktimin e vendndodhjes së shtetasve në kërkim dhe për kapjen e tyre, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7 finalizuan operacionin “Lokacioni”, gjatë të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 48 vjeç.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, atij i duhet të vuajë dhe 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Në vitin 2023, në fshatin Marikaj, në një ambient të mbyllur (magazinë), ai kultivoi 1035 bimë narkotike, në vazo, dhe 907 fidanë narkotikë, në kubikë, duke shfrytëzuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.