AKTUALITET, 7 Janar 2026, 15:04

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris gjatë takimit me liderët europianë

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris gjatë takimit

Gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryeministri Edi Rama ka takuar sipërmarrësin Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Takimi mes tyre është zhvilluar gjatë Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.

Në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë foto-galeri nga takimi, mes tyre foton duke u përqafuar me Kushner.

Kujtojmë se Jared Kushner, ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare, për një investim rreth 1.4 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit, i cili do të shndërrohet në resort elitar.