Mjeku 54-vjeçar, i cili përplasi për vdekje një 62-vjeçare në rrugën Gjirokastër-Tepelenë disa ditë më parë doli sot para gjykatës së Gjirokastrës për tu njohur me masën e sigurisë.
Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i caktoi mjekut Ermir Mahilaj masën “detyrim paraqitje” për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mbrëmjen e të premtes, 8 nëntor, 54-vjeçari Mahilaj aksidentoi për vdekje 62-vjeçaren, Hëna Maxhalaku, këmbësore, banuese në Tiranë. Si pasojë e përplasjes 62-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.