TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Media online CNA denoncoi sot se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i paraburgosur prej 10 shkurtit 2025, kërkon mbylljen e CNA-së, të cilin e cilësoi, një rast flagrant ky, që cenon lirinë e medias, duke raportuar artikujt denoncues rreth tij.
Sipas CNA, artikulli i raportuar nga Veliaj në Google është një artikull politik, një qëndrim publik i shkruar në vitin 2024, ku sipas pretendimeve është raportuar për shkelje të të drejtave të autorit.
Denoncimi i CNA
Erion Veliaj kërkon mbylljen e CNA-së, një rast flagrant ky, që cenon lirinë e medias, duke raportuar artikujt denoncues rreth tij.
Artikulli i raportuar është një artikull politik, një qëndrim publik i shkruar në vitin 2024, ku sipas pretendimeve është raportuar për shkelje të të drejtave të autorit.
Por, sipas CNA, në fakt, ky është një raportim i rremë pasi CNA gëzon të gjitha të drejtat edhe të fotos, e cila është në pronësi të kompanisë LSA, edhe të videos që ne e kemi cituar "Top Channel".
Erion Veliaj ka bërë raportime të rreme dhe këto raportime të rreme çojnë në një dëm pasi mund të çojnë deri në mbylljen e CNA-së dhe ky duket të jetë qëllimi i Erion Veliajt, jo thjesht raportimi i një shkrimi të caktuar.
Aktualisht, Erion Veliaj ndodhet në burg. Duhet të sqarojmë se, për çështjen e inceneratorit të Tiranës ende hetimet nuk janë mbyllur, megjithëse Erion Veliaj ka pasur një pretendim tjetër. Ai është i denoncuar për këtë çështje dhe ka ende hetime.
Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza për korrupsion, ndërkohë që përfaqësuesit e tij ligjorë apo studiot e tij ligjore të angazhuara me paratë e paguara nga vëllai i tij dhe paratë që i vëllai merr nga kompanitë reklamuese të cilave u ofron dhe shërbimin dhe u jep tenderë Erion Veliaj, raportojnë CNA dhe fjalën e lirë.
Ky është një rast flagrant. CNA e denoncon me forcë dhe thekson se do të vazhdojë çdo betejë me kryebashkiakun e shumakuzuar të Tiranës dhe çështjen do ta çojë edhe para drejtësisë amerikane për këto raportime të rreme të cilat cenojnë fjalën e lirë, lirinë e mendimit dhe të drejtën e informimit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në ShBA.
Kushdo që është përfshirë në këtë raportim të rremë do të përballet para ligjit dhe do të paguajë edhe kostot financiare për gjithçka, për çdo veprim të papërgjegjshëm që ka kryer për qëllime politike dhe kundër fjalës së lirë.
Ky është artikulli ku kemi cituar "Top Channel"-in dhe fotoja e përdorur në këtë artikull është me leje dhe është në pronësi të LSA.