TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Klodian Kapidanin i arrestuar nga SPAK, për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ai ka deklaruar para gjykatës se bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij.
Ndërkohë Kapidani i kërkoi gjykatës masë më të lehte sigurie se arresti në burg me argumentin se ka një vajzë të mitur 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.
Ai u arrestua nga Prokuroria e Posaçme pasi akuzohet për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike. Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi për vepra të tjera penale që nuk lidhen me shit-blerje votash.