AKTUALITET, 14 Nëntor 2023, 14:14

Bosi rus i krimit Igor Kukonov do të ekstradohet, Gjykata e Shkodrës pranon kërkesën e Rusisë

Bosi rus i krimit Igor Kukonov do të ekstradohet, Gjykata e Shkodrës

Gjykata e Shkodrës ka vendosur ekstradimin e rusit që kërkohet nga Interpoli, Igor Kokunov. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi.

Mësohet se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë së Rusisë dhe kjo bie ndesh me Konventën Ndërkombëtare. Rusi kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin se në Rusi i rrezikohet jeta, por gjykata vendosi për ekstradim. 

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka patur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës.