AKTUALITET, 14 Nëntor 2023, 13:58

“Na ka humbur, është fshehur”, si përgjigjet Gazment Bardhi kur pyetet për Bashën: E kam parë vetëm një herë duke vrapuar në parlament

“Na ka humbur, është fshehur”, si përgjigjet Gazment

Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka humbur nga sytë.

Ai deklaroi se kushdo që ndihet opozitë, mund t’i bashkohet aksionit opozitar, por i drejtua gazetarëve duke thënë se: “Kërkojeni që të dalë nëse është fshehur”.

Bardhi ironizoi duke thënë se nuk është në një mision ku kërkon të humburit dhe e vetmi moment kur e ka parë ishte “të vraponte në parlament për ligjin e çimentimit të Kushtetueses nga Rama”.

“Kushdo që ndjehet në opozitë do të duhet ti bashkohet frontit opozitar. Kushdo që nuk ndjehet opozitë, nuk mund të bashkohet bëjani pyetjen Bashës, kërkojeni që të dalë nëse është fshehur kërkojeni.

Do të duhet ta pyesni atë nëse ndihet apo jo në opozitë. Nuk e shikoj fare, ashtu siç nuk e shikoni ju. E kam parë vetëm një herë të vrapojë në parlament për ligjin e çimentimit të Kushtetues. Na ka humbur nga vështrimi. Nuk jam unë në mision që kërkoj të humburit”, tha Gazment Bardhi.