AKTUALITET, 14 Nëntor 2023, 12:53

KQZ la në detyrë kryebashkiakun që fshehu dënimin në Greqi, reagon Lefter Maliqi: Skandal! Diktaturë

KQZ la në detyrë kryebashkiakun që fshehu dënimin në

Lefter Maliqi, i cili kandidoi nën logon e “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kuçovë, ka shpërthyer, pas vendimit të KQZ-së, i cili la në detyrë kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, pavarësisht se fshehur dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

Ai u shpreh se do të vazhdojnë betejën, duke e konsideruar vendimin një turp dhe skandal.

“Është turp e faqe e zezë”, ka deklaruar Lefter Maliqi i cili ka ngritur kallëzim penal në SPAK për blerje votash në Bashkinë Kuçovë, në zgjedhjet e 14 majit 2023, ku fitues doli kandidati i PS-së, Kreshnik Hajdari.

Lefter Maliqi: Ne do të vazhdojmë betejën tonë, është turp e faqe e zezë. Është turp dhe skandal.

Diktaturë e pastër, automatikisht lë mandatin kur nuk tregon të dhënat. Të rrojnë paratë dhe diktatori.