TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pavarësisht se vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador, Dritan Rexhepi nuk i ka ndërprerë komunikimet telefonike me familjen e tij dhe konkretisht me nënën. Kështu është shprehur gazetarja Klodiana Lala teksa ka komentuar arrestimin e Rexhepit.
Lala tha se këtë ia ka zbuluar mamaja e Dritan Rexhepit në një komunikim me të tri vite më parë.
"Kam shkruar te shtëpia e prindërve të tij në Vlorë dhe kuptova sa personazh i rëndësishëm i kësaj bote është. Më priti nëna e tij, një grua e moshuar, janë 4 fëmijë. Aty mësova se Rexhepi ishte martuar nga burgu me një shtetase nga Ekuadori dhe ishte bërë baba i një djali. Nuk gjeta asnjë foto të tijën në muret e shtëpisë, por as në albumet e familjes. Nëna e tij më rrëfeu detaje nga jeta e tij.
Nëna e tij po rrinte me telefon në dorë dhe do merrte disa ilaçe. Një zonjë e afërt erdhi dhe e mori Dritani Rexhepi nga një vend afër burgut të sigurisë së lartë në Ekuador. Ajo tha që flisnin 3 herë në javë dhe më pas ai qëndronte në një kamp të hapur ku rrinte me bashkëshorten e tij. Janë 14 grupe kriminale që drejtoheshin nga Dritan Rexhepi nga burgu në Ekuador.
Një agjent i DEA-s ka folur për Dritan Rexhepin duke e konsideruar si një nga njerëzit kryesorë të botës së krimit atje dhe kishte njohje dhe lidhje të forta edhe me politikën në Ekuador duke pastruar shifra marramendëse parash. Dritan Rexhepi ka marrë një avokat shqiptar dhe kanë ngritur një ekip të jashtëzakonshëm ligjor në Shqipëri, Itali, Turqi dhe Ekuador.
Rexhepi ka krijuar lidhje të forta në Bolivi, Ekuador dhe Kosta Rika, por gjithashtu kishte krijuar shumë armiqësi me kartelet në Amerikën e Jugut, ndaj edhe i leverdiste që për një periudhë kohe të qëndronte në burg”, u shpreh ajo në studion e “Open” në News 24.