AKTUALITET, 14 Nëntor 2023, 11:31

Projektbuxheti 2024, deputetja e PD: Shkon për oligarkët, janë hequr nga lista 500 familje në nevojë ekstreme

Projektbuxheti 2024, deputetja e PD: Shkon për oligarkët, janë

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, gjatë mbledhjes së sotme ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2024, është shprehur se është hartuar për oligarkët e shëndetësisë, jo për qytetarët.

Sipas deputetes demokrate, buxheti po i varfëron shqiptarët dhe shton se janë hequr nga lista 500 familje në nevojë ekstreme.

Gjergji po ashtu ngriti shqetësimin për mungesën e ilaçeve që trajtojnë kancerin, ndërsa theksoi se qeveria nuk ka parashikuar asnjë masë.

“Buxhet që varfëron shqiptarët, shkon për oligarkët e shëndetësisë jo për qytetarët. Janë hequr nga lista 500 familje në nevojë ekstreme.

Mungojnë ilaçet për trajtimin e kancerit, qeveria nuk ka parashikuar asnjë masë. Qeveria parashikon vetëm pagesa për koncesione kurruptive të cilat janë nën hetim nga SPAK.

Shqipëria vendi i fundit në rajon përsa i përket financimit të sektorit të shëndetësisë”, u shpreh ajo.