AKTUALITET, 14 Nëntor 2023, 11:40

Lefter Maliqi paraqitet në SPAK

Lefter Maliqi paraqitet në SPAK

Lefter Maliqi është paraqitur ditën e sotme pranë ambiente të SPAK. Pas daljes nga ambientet e prokurorisë do të japë një deklaratë për mediat.

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, është thirrur edhe më herët në SPAK në cilësinë e kallëzuesit. Kujtojmë se ditën e sotme, edhe deputeti socialist Bujar Çela u paraqit në SPAK.