TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është ndalur të flasë për mediat pas takimit të Grupit Parlamentar të Opozitës së Bashkuar.
Ndër të tjera Bardhi foli edhe për vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila nuk e regjistroi Kuvendin e Bashës, duke u shprehur se PD mësëpari ka nevojë për vendimmarrje politike për t’u bashkuar dhe zgjidhje e kësaj problematike nuk janë gjykatat.
“Kjo do të thotë që PD ka nevojë mësëpari për një vendimmarrje politike për ta bashkuar dhe pë të njohur vullnetin e anëtarëve të PD.
Zgjidhja e kësaj problematika nuk është çështje e gjykatave, por e përgjegjshmërisë politike brenda nesh. Pjesa me e madhe e ka treguar, pjesa e vogël që nuk e ka treguar ende, është momenti ta bëjnë” tha ai.
Sa i përket mundësisë që ai të marrë pjesë në takimet e Berishës me qytetarët, Bardhi theksoi se çdo deputet e ka detyrim të zhvillojë takime me qytetarët.
“Absolutisht opozita është e bashkuar në aksionin e saj në parlament dhe jashtë saj. Cdo deputet e ka për detyrë të zhvillojë takime me qytetarët. Këtu nuk ka ndalesë”, shtoi ai
Sa i takon çështjes Beleri, e cila ka “ftohur” marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, madje deri në atë pika sa shteti fqinj ka penguar integrimin e vendit tonë në BE, deputeti thotë se këtë nuk e sheh si kosto për PD
“Unë gjykoj ajo është një çështje që nuk do duhet të cënojë marrëdhëniet e fqinjësisë mes dy vendeve. Nuk e çmoj si një kosto për PD” tha Bardhi.
Në fund ai u pyet edhe për Lulzim Bashën dhe mundësisë që ky i fundit t’i bashkohet opozitës së bashkuar.
“Kushdo që është në opozitë me Edi Ramën, të kthehet në misionin e tij opozitarit. Sa kohjë nuk janë në këtë mision, nuk mund të jenë pjesë e opozitës së bashkuar.
Nëse edhe Basha i kthehet këtij misioni është i mirëpritur” përfundoi deputeti.