TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbretëri e Bashkuar - Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kreu i konservatorëve ditën e sotme.
Ai do të vijojë të qëndrojë si kryeministër deri në zgjedhjen e një lideri të ri.
Me këtë vendim të Johnson, Mbretëria e Bashkuar pritet të ketë një kryeministër të ri deri në vjeshtë.
Vendimi i Johnson vjen pas dorëheqjeve në seri të dhjetëra ministrave dhe humbjes së besimit të kabinetit tek ai.
Johnson u shafaq i keqardhur që nuk mundi të vijojë të zbatojë idetë e tij në një kohë të vështirë për ekoniminë në MB.
Johnson u përball para pak kohësh me një mocion mosbesimi nga partia e tij, por arriti të siguronte mbështetje për të qëndruar. Megjithatë, një skandal i fundit i tronditi në mënyrë të pakthyeshme pozitat e kryeministrit.
Bëhet fjalë për një skandal me deputetin Chris Pincher, gjithashtu "deputy chief whip" i konservatorëve, (pozicion i ngjashëm me atë të kreut të grupit parlamentar), i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj dy personave.
Boris Johnson ka qenë nën presion për të treguar se a ka patur dijeni për akuza të ngjashme në të shkuarën lidhur me Pincher, përpara se ta emëronte. Njerëz pranë Johnson sugjeruan fillimisht se kryeministri nuk ka patur dijeni, por më pas versioni i Johnson ndryshoi, duke e pranuar se ishte vënë në dijeni për akuza edhe para emërimit.