TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Hinkë, të bashkisë së Dimalit.
Sipas News 24, një automjet tip “Opel Astra”, me drejtues një 45-vjeçar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur anash saj.
Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur njërin krah shtetasi Krenar Cjapi, drejtues i mjetit. Ai është transportuar në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mbledhur provat e nevojshme për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake hetimor dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga shpejtësia.

