AKTUALITET, 6 Korrik 2022, 23:24

“Ndërtimet në Tiranë nuk do të jenë më shumë se 9-kate”/ Vasili i publikon videon e vitit 2004 Ramës: Nëse ai flet, 100% është gënjeshtër

“Ndërtimet në Tiranë nuk do të jenë më

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka publikuar një video të kryeministrit Rama në vitin 2004, asokohe kryetar bashkie, ku premtonte se maksimumi i ndërtimeve që do të lejohej në Tiranë do të ishte 9 kate.

Në mbishkrimin e videos të publikuar në facebook, Vasili shkruan se Tirana e 2022-shit është masakruar me kulla nga 40 kate.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të mos e harrojnë asnjëherë se nëse Rama flet diçka, ajo është 100% një gënjeshtër.

Ju lutem shume shiheni kete VIDEO‼️

Ja se si genjente Edi Rama Kryetar Bashkie ne vitin 2004, qe ne Tirane ndertimet do te ishin maksimumi 9 kate.

Shiheni sot si e ka masakruar Tiranen deri edhe me ndertesa 40 kate.

Po foli Rama eshte 100% genjeshter mos e harroni asnje here!