TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tetë ministra të qeverisë britanike kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, duke vënë në dyshim qëndrimin e mëtejshëm të Boris Johnson si kryeministër.
Kjo ka ndodhur pas skandalit të fundit me deputetin Chris Pincher, i cili ishte emëruar si "deputy chief whip" (pozicion i ngjashëm me atë të kreut të grupit parlamentar) nga Boris Johnson edhe pse ky i fundit ishte në dijeni të akuzave për ngacmim seksual në të shkuarën.
Një nga deklaratat më brutale të këtyre dy ditëve të mbushura me ngjarje dhe tension në Britani, ka qenë ajo e ish ministrit të Shëndetësisë, Sajid Javid praditen e sotme në Parlament. Ai lexoi deklaratën e dorëheqjes, duke thënë se nuk mund të humbasë integritetin dhe të vijojë të dalë në media, për të përsëritur gjëra që nuk qëndrojnë dhe që janë provuar se janë të rreme.
Më poshtë disa pjesë nga deklarata:
"Kur mbajta fjalimin tim të fundit nga kjo karrige, unë fola për rëndësinë e institucioneve dhe traditës. Sot, ka të bëjë me rëndësinë e integritetit. Mos u shqetësoni nuk kam ndërmënd të krijojë një seri nga këto!
Institucionet dhe integriteti janë të dyja themele qëndrore që mbajnë demokracinë tonë të jashtëzakonshme. Nuk ka rëndësi se çilat perspektiva politike vijnë në këtë sallë. Unë besoj se ne jemi të gjithë të motivuar nga interesi kombëtar. Dhe se publiku pret nga ne që të kemi ndershmëri dhe integritet në atë që bëjmë. Kjo nuk është një çështje abstrakte.
Ne kemi parë se çfarë ndodh me demokracitë e mëdha kur ndarjet thellohen dhe kur nuk ka përbashkim. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë këtu, ne duhet ta bashkojmë vendin si një komb. Qeverisja efektive pashmangshmërisht kërkon besnikëri dhe përgjegjësi të përbashkëta. Unë jam në mënyrë instiktive një lojtar në skuadër dhe kam qenë tërësisht i fokusuar në qeverisjen efektive gjatë vitit të shkuar. Por, bashkëjetesa mes besnikërisë dhe integritetit, ka qenë e pamundur në muajt e fundit.
Zoti drejtues, unë kurrë nuk do të rrezikoj të humbas integritetin tim.
Unë besoj se një ekip është aq i mirë sa kapiteni i saj dhe se kapiteni është aq i mirë, sa ekipi i tij/saj.
Besnikëria duhet të jetë në të dyja krahët. Ngjarjet e muajve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë të qenurit në këtë ekip. Nuk është e drejtë për kolegët e mi ministra, të dalin çdo mëngjes dhe të mbrojnë fraza që nuk qëndrojnë.
Nuk është e drejtë për kolegët e mi parlamentarë, që të mbajnë barrën e habisë së zgjedhesve të tyre në mesazhet që u vijnë në inbox dhe në dyert e shtëpive, në zgjedhjet e fundit. Dhe nuk është e drejtë për anëtarët konservatorë dhe votuesit, që me të drejtë presin standarte më të larta nga partia që kanë mbështetur.
Kur historitë e para për festat në Downing Street filluan të shpërfaqen, unë u sigurova nga anëtarët më të lartë të ekipit të Johnson se “nuk ka patur festa në Downing Street dhe asnjë rregull nuk është thyer”. Kështuqë unë e pranova këtë përgjigje dhe dola në media për të thënë se i kam marrë këto siguri.
Më pas kishim histori të tjera. Raportin e Sue Gray. Një ekip të ri në Downing Street. Unë vjiova ti pranoj këto përgjigje.
Dhe tashmë këtë javë, sërish kemi patur arsye për të vënë në pikëpyetje integritetin dhe vërtetësinë e atyre që na janë thënë.
Në një pikë ne do të duhet të arrijmë në konkluzionin që mjaft është mjaft. Unë mendoj se ky moment është tani.
Unë e mirëpres pranimin publik të kryeministrit mbrëmjen e djeshme që gjërat mund të ishin trajtuar ndryshe lidhur me personin e emëruar dhe atë çfarë u tha për ato që kishte dijeni. Dhe unë i vlerësoj fjalët e mira kur vajta ta takoj dje dhe gjithashtu në letrën që më drejtoi.
Por, kam frikë se butoni i "reset" (rifllim) ka një limit se sa herë mund të funksionojë. Ka një limit se sa herë mund ta fikësh dhe ta rindezësh makinerinë disa herë, para se të kuptosh që ka diçka thelbësore që nuk shkon. Muajin e shkuar unë pranova për herë të fundit të kisha besim, duke ruajtur dyshimin.
Por, kam arritur në konkluzionin se problemi fillon nga lart, se nuk do të ndryshojë, dhe se ne që jemi në një pozicion me përgjegjësi, kemi detyrimin të bëjmë ndryshimin.
I uroj çdo të mirë kolegëve që kanë vendosur të qëndrojnë në kabinet. Të gjithë kanë arsyet e tyre. Por është një zgjedhje. Unë e di sa e vështirë është kjo zgjedhje. Por, le të jemi të qartë. Të mos bësh asgjë është një vendim gjithashtu.
Jam shumë i shqetësuar se si gjenerata e ardhshme do ta shohë Partinë Konservatore, në linjën tonë të tanishme. Reputacioni ynë pas 12 viteve në qeverisje, varet nga rifitimi i besimit tek njerëzit. Kjo nuk është thjesht një çështje personale. Filozofia dhe perceptimi i koservatorëve varen nga kjo.
Është thelbësore për idealin konservator, që ne të besojmë te njerëzillëku, përgjegjësia personale dhe drejtësia sociale, të mundësuara nga traditat dhe nga sundimi i ligjit. Misioni i konservatorëve për të zgjeruar lirinë, prosperitetin dhe mundësitë për të gjithë, është në rrezik nëse ne nuk ruajmë këtë ideal.
Zoti Drejtues, Partia Konservatore nuk është i vetmi institucion që ka nevojë urgjente për tu riparuar. Si çdokush në këtë sallë, unë kam qenë i tronditur nga dalja e lajmeve për ngacmimet dhe akoma më tepër nga anëtarë të këtij parlamenti. Ndaj jam i shqetësuar se si gjenerata e ardhshme do ta shohë këtë parlament dhe shëndetin e demokracisë tonë.
Në vitet e fundit, besimi në rolin tonë ka rënë për shkak të një serie skandalesh. Por, një gjë që ne mund ta kontrollojmë, janë vlerat dhe sjella jonë.
Është thelbësore që të gjithë të vendosim standarte për veten dhe të ndërmarrim veprime kur ato nuk respektohen nga të tjerët.
Jam mirënjohës për mesazhet e mbështetjes që kam marrë nga shumë anëtarë të parlamentit dhe më gjerë.
Unë u futa në politikë për të bërë diçka dhe jo për tu bërë dikushi!"