AKTUALITET, 7 Korrik 2022, 10:21

“Cila forcë ju pengon? Pse nuk zbatoni rregulloren?”- Alibeaj kërkon të futet në rend dite pr/rezoluta për dënimin e genocidit serb në Kosovë

“Cila forcë ju pengon? Pse nuk zbatoni rregulloren?”- Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enklejd Alibeaj kërkoi të futet në rend dite të Kuvendit sot pr/rezoluta për dënimin e genocidit serb në Kosovë.

“Si e ndryshuat rendin e ditës sot duhet të fusni sot në rend dite pr.rezolutën e kërkuar nga ne që në 27 Maj”, tha ai.

Enkelejd Alibeaj në Kuvend: Kërkesë tjetër që në 27 maj kemi paraqitur pr/ rezolutë për mocion me debat për dënimin e genocidit serb në Kosovë.

U bë e disata herë që ua kërkoj. Si vullneti ynë pro për aderimin e dy vendeve në NATO, besoj është detyrim i cdokujt prej nesh këtu, ju së pari që të mos e shtyni e zvarrisni si ka ndodhur deri tani ajo rezolutë që kemi kërkuar ne.

Genocidin në Srebrenicë e kemi detyrim jo vetëm për vendin ku jemi por është detyrim më i madh ai që kemi kërkuar që sic do duhet të shprehim vullnetin tonë pro dhe në rastin e Srebrenicës kemi detyrim më të madh për gjakun tonë për shqiptarët e Kosovës, kurrë s’ka për të qenë kurë vonë për ta thënë atë që çfarë njerëzit tanë gjaku ynë ka hequr në Kosovë.

Është i njëjti agresor e nuk e kuptoj këtë indiferencën tuaj, zvarritjen për ta diskutuar këtu si shenjë vullneti e plotë e jo hipokrite pëfr të dënuar genocidin serb në Kosovë.

Nuk e kuptoj kush është motivi apo forca që ju pengon ju për të zbatuar rregulloren.

Si e ndryshuat rendin e ditës sot duhet të fusni sot në rend dite pr.rezolutën e kërkuar nga ne që në 27 Maj.

Lindita Nikolla: S’ka asnjë prapagjykim përvec se që Kuvendi të ketë rezolutë të dakordësuar nga gjithë palët kësaj do i qëndrojmë deri në fund që gjithë forcat politike të kenë një qëndrim të dakordësuar.