AKTUALITET, 7 Korrik 2022, 08:44

Nga projektrezoluta për Srebrenicën, te Interpelanca me Ballukun, çfarë do të ndodhë sot në Kuvend

Nga projektrezoluta për Srebrenicën, te Interpelanca me Ballukun,

E enjtja e 7 korrikut, bën bashkë deputetët në Foltoren e Kuvendit. Në fillim të seancës do të diskutohet projekt rezoluta për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës për të vijuar  më pas me interpelancë mes Ballukut dhe Mziut.

Deputeti demokrat Xhexhal Mziu ka kërkuar të zhvillojë interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në Kuvend gjithashtu do të diskutohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Shtetit për vitin 2021 si dhe raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.

Urdhër dhe rendi i ditës për seancën plenare, datë 7 korrik 2022, ora 10 00 (1)