TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i Shqipërisë nderoi sot ne nje seance te posacme plenare viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë. Kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla tha se ky gjenocid duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit.
Taulant Balla: Mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varra masive, qindra burra të varrosur së gjalli e po aq të gjymtosur e therur, fëmijë të vrarë para syve të nënave, këto janë skena ferri të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore.
Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës që kohë më parë ishte shpallur zonë e sigurtë me rezolutën 219 të KS të OKB u kap nga forcat serbe të Bosnjes, prej atij momenti për disa dotë me radhë më shumë se 8 mijë burra e djem muslimanë që kishin kërkuar siguri u ekzektuuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjes.
Rreth 30 mijë gra fëmijë të moshuar u dhunuan e dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik.
Duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit, dhunës e tmerrrve të luftës që ato shkaktojnë.
Gjenocidi rezultoi të ishte vetëm uvertura e një gjenocidi më të gjerë që u shtri pak kohë më pas edhe në Kosovë.
Gjenocidi u ringjall së fundmi dhe në Ukrainë ku forcat pushtuese ruse kanë kryer e po kryejnë krime tepër të rënda kundër civilëve të pambrojtur.
Sot përkujtojnë e nderojmë viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë duke shprehur së pari dhimbjen e thellë për viktimat e traumat njerëzore e përkrahjen e plotë e solidaritetin tonë të sinqertë.