AKTUALITET, 22 Gusht 2023, 13:52

“BMW”-ja “fluturoi” mbi digën e Liqenit, eksperti i sigurisë rrugore: Shoferi mund të ishte nën efektin e drogës! Duhet t’u hiqet patenta këtyre kamikazëve

“BMW”-ja “fluturoi” mbi digën e Liqenit, eksperti i

Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho e ka cilësuar aksidentin e sotëm në zonën e Liqenit Artificial si një çmenduri dhe jo thyerje të rregullave të qarkullimit.

Në një lidhje me News 24, Hasho tha se shoferi mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve, pse ka qenë një bast mes të rinjve për të kaluar në atë pjerrtësi.

“Çmenduri! Nuk mund të quhet thyerje e rregullave të qarkullimit rrugor, veprim i çmendur i një njeriu që mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve. Mund të kemi të bëjmë dhe më një lloj basti të rinjsh, në kuptimin që nuk ishte tentuar të kalohej ajo pjerrtësi me atë makinë.

Ajo ka qenë për të bërë një provë për të parë se sa mund të kalojë. Nuk e di a ka pasur polici në rrugë. Ekziston ai sistem i trafikut që kontrollohet”, tha Hasho.

Ai kërkoi ashpërsim të masave dhe heqjen e lejes së drejtimit për një kohë më të gjatë.

“Nuk janë këto ndryshime të kodit rrugor që mund të na çojnë në reduktimin e këtyre aksidenteve. Nuk mendoj se janë të mjaftueshme gjobat, të hiqet ai rregulli për dyfishin e gjobës. Duhet t’u hiqet leja e drejtimit këtyre kamikazëve.

Kemi një fenomen ku shkelja e gazit është bërë një sëmundje sidomos për moshat e reja,"-deklaroi Hasho.