AKTUALITET, 22 Gusht 2023, 12:09

Doli për vrap, por u has me aksidentin/ Braçe ndan video nga Liqeni: Idiotë si kjo kategori vështirë që të ketë

Doli për vrap, por u has me aksidentin/ Braçe ndan video nga Liqeni:

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe hasi në vrapin e mëngjesit nga Liqeni Artificial i Tiranës, makinën 'BMW' që u aksidentua e më pas u braktis nga drejtuesi i saj. Ai ka ndarë video nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ata që e kanë bërë një veprim të tillë janë idiotë të një kategorie të rrallë. 

“Ka idiotë, po idiotë si kjo kategori vështirë që të ketë! Se ç’duhet këtu në digën e liqenit kjo makinë gangsterash, horrash, askush nuk e di”, dëgjohet të thotë ai në videon që ka regjistruar dhe publikuar vetë.

“Duket sikur idioti eshte limiti; por ka shume se idioti, eshte ky! BMW mbi digen e liqenit, aty ku prej mengjesit heret ne mbremje ka vec kembesore e cikliste!!

Domethene ka ngjitur Digen nga ana e pishinave, mbi 15 metra lartesi e pjerresi, ka marre perpara peme e shtylla dhe eshte perplasur ne murin e diges nga ana e liqenit!

Ka qene i vetedishem; Ka dale nga makina, ka hequr targat prej saj dhe ka ikur!! Domethene, ta mendosh te dehur ben gabim, ta mendosh te taposur nga malli ben gabim prape; Tipikisht idiot qe ka bere prove te ngjise digen me makine te forti”, shkruan Erion Braçe.