AKTUALITET, 22 Gusht 2023, 10:40

'BMW'-ja luksoze përfundoi në digën e Liqenit të Tiranës, identifikohet shoferi

'BMW'-ja luksoze përfundoi në digën e Liqenit të

Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “BMW X6” që përfundoi në pedonalen e digës së Liqenit Artificial.

Bëhet fjalë për 26 vjeçarin Eldi Alushi nga qyteti bregdetar i Durrësit, teksa dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” në drejtim të digës.

Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.