TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet luksoz është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (22 gusht 2023) në Liqenin Artificial të Tiranës.
Më poshtë keni pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë se si ka 'fluturuar' makina.
Mjeti tip BMW X6 ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe ka përfunduar në digën e liqenit.
Drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ndarjes. Ai ka marrë me vete edhe targat e makinës luksoze.
Policia ka arritur ta identifikojë dhe bëhet fjalë për Eldi Allushin, 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit. Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.