AKTUALITET, 22 Gusht 2023, 11:17

Digjet një vilë dy katëshe në Shkodër, pesë familje mbeten të pastreha, apeli: Na ndihmoni

Digjet një vilë dy katëshe në Shkodër, pesë

Pesë familje kanë mbetur pa të pastreha në zonën e Golemit të Bashkisë Shkodër.

Mësohet se banesa dy katëshe ku ata jetonin është djegur mbrëmjen e së hënës.

Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke izoluar flakët që të mos digjeshin shtëpitë e tjera. Familjarët apelojnë për ndihmë, teksa një fëmijë ka pësuar djegie.

“Dëmi është i madh. Kanë qenë fëmijët e mi brenda. Faleminderit krushqive që kanë ardhur. Nuk di ca të them tjetër. Mua më është bërë një dëm kolosal. Shteti të na ndihmojë. Ju lutemi me mish e me shpirt çdo shqiptari të vendosin dorën në zemër”– kanë thënë ato.