TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Riaktivizohet zjarri në Arëz, në kufi me Greqinë, por mësohet se është vënë nën kontroll dhe po merren masa për mospërhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit.
Në terren prej mëngjesit të sotëm ka qenë shërbimi zjarrfikës, policia e rendit, policia kufitare, shërbimi pyjor, shërbimi i emergjencave civile dhe administratori i zonës.
Nga dyshimet e para mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, por pritet konkluzioni nga ana e policisë së shtetit.
Zjarri në këtë zonë ka nisur para tre ditëve, por është izoluar herë pas here.


