AKTUALITET, 22 Gusht 2023, 12:00

U arrestua me urdhër të Speciales, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

U arrestua me urdhër të Speciales, shtyhet seanca në

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn, ish anëtarin e UÇK-së, i cili u arrestua  në Tiranë pas urdhër arrestit nga Gjykata Speciale.

Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e përfaqësuesve të akuzës.

Në Gjykatën e Apelit, ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj deklaroi pak dite më parë se “nuk ka kryer asnjë krim”.

Ai është shprehur para togave të zeza se “I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim! Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”.

Ndërsa avokati i tij e ka quajtur “politike” arrestimin e Goxhaj.

“Kërkesa për ekstradim është tërësisht politike dhe për t’u bërë qejfin Serbisë. Bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat”, tha përfaqësuesi i tij ligjor, Bashkim Nikolla.