TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas shqiptar është zhdukur në shtetin fqinj, Greqi. Panajot Kaleshi, 41 vjeç, është zhdukur prej 31 marsit e kërkohet nga familjarët e tij në Greqi.
Fotografia e tij është shpërndarë në rrjet për të kërkuar ndihmë.
Ai kishte shkuar me nënën e tij në Platamona, Pire për të blerë disa mobilje për banesën e tyre.
U shkëput për pak çaste nga e ëma për të shkuar në një kioskë aty pranë dhe prej atij momentin nuk u kthye më.
Në momentin e zhdukjes ai kishte veshur xhup të zi, bluzë blu të errët, xhinse blu të errëta dhe këpucë të zeza. Sipas njoftimit, jeta e tij ndodhet në rrezik.


